1 janar – 15 shkurt: përpunohen 9 anije me 43.690 ton hekur

Në portin e Durrësit që prej tre ditësh po përpunohet anija “Ocean Marvel”, me 19.984 ton hekur ndërtimi, porosi e kompanisë “Kurum”.

Ndërkaq, që nga fillimi i këtij viti në portin më të madh të vendit ka mbërritur një sasi e përgjithshme prej 43.690 ton hekur, konstruksione metalike dhe llamarinë. Që nga 1 janari në kalatat 4 dhe 5 të Terminalit perëndimor janë ankoruar 9 anije tregtare me hekur ndërtimi, llamarinë dhe konstruksione metalike.

Anija me ngarkesën më të vogël ishte “Medazov Julia”, me 184 ton konstruksione metalike, ndërsa më e madhja “Madrid Trader”, e cila u shkarkua pjesërisht në radën portuale me ndihmën e anijes “Nereida”. Aktualisht në kalatën 5 vazhdon shkarkimi i anijes “Ocean Marvel” me afro 20 mijë ton hekur ndërtimi.

Gjatë vitit të kaluar në portin e Durrësit janë përpunuar mbi 106 mijë ton hekur ndërtimi dhe llamarina.