2015: Reparti i PMNZSH në Autoritetin Portual, vlerësime nga Prefekti i qarkut

Reparti i Policisë së Mbrojtjes Nga Zjarri dhe Shpëtimit (PMNZSH) pranë Autoritetit Portual Durrës, përveç veprimtarisë kryesore brenda territorit portual ka marrë pjesë gjatë këtij viti edhe në operacionet e shpëtimit dhe mbrojtjes ndaj zjarreve në hapësirën e qarkut të Durrësit.

Përveç qindra orë shërbime në mbështetje të kompanive që operojnë në port, efektivat e këtij reparti kanë dhënë kontributin e tyre në afro 20 operacione shpëtimi, me mbi 440 orë shërbimi, thuajse në të gjitha rajonet e rretheve të Durrësit e Krujës, si dhe Tiranës.

Të dhënat e mësipërme janëreferuar në mbledhjen e Analizës vjetore 2015 të Repartit të PMNZSH pranë APD, që u zhvillua në prani të Prefektit të qarkut, z. Rolant Xhelilaj, Sekretarit të përgjithshëm të prefekturës, z. Shyqyri Ballgjini dhe Zv/drejtorit të përgjithshëm të APD, z. Artjan Qirici.

Pas materialit të përgatitur nga Pergjegjes i Sektorit, Florel TOLA dhe Komandanti i Repartit, Arben IBRO, zjarfikësit pjesmarrës morrën falenderimet e Prefektit Xhelilaj, i cili vlerësoi kontributin e dhënë prej tyre veçanërisht në emergjencat e zjarrit dhe të përmbytjeve, si në rastet e Maminasit në muajin tetor dhe në në atë të rezervuarit të Manskurisë në shkurt të vitit 2015.

Prefekti Xhelilaj kërkoi më shumë punë për rritjen e kapaciteteve profesionale të efektivëve, si dhe nënvizoi rëndësinë e dokumentimit të operacioneve që kryhen brenda dhe jashtë portit. Ndërkaq, Zv/drejtori i përgjithshëm, Qirici, premtoi mbështetjen e plotë të Autoritetit Portual, edhe në operacionet që kryhen jashtë territorit portual.