2016: Përpunohen afro 3.5 milion ton mallra, eksportet mbi 1.2 milion ton

Gjatë vitit 2016 në portin e Durrësit u përpunuan afro 3.5 milion ton mallra të ndryshme, nga të cilat më shumë se 1.2 milion ton u përkasin eksporteve.

Brenda një viti në kalatat e katër Terminaleve u përpunuan 516 anije me afro 2.7 milion ton mallra dhe 1036 tragete me mbi 770 mijë ton. Tragetet kanë transportuar 3 përqind më shumë mallra se sa në vitin 2015, ndërsa ka patur një rënie prej 2 përqind në mallrat e përpunuara nga anijet tregtare.

Në listën e mallrave të importit bien në sy qymyri koks me mbi 166 mijë ton, tubat e profilet me 112 mijë ton gjithsej si dhe llamarinat me 62 mijë ton.

Ndërkaq, janë eksportuar më shumë çimento me paleta dhe çimento rifuxho, më shumë se 87 mijë ton gjithsej. Në portin e Durrësit gjatë vitit që lamë pas u ankoruan 1795 mjete lundruese të llojeve të ndryshme gjithsej.