Në kalatat e portit të Durrësit sot paradite po përpunoheshin 7 anije tregtare me 14.120 ton mallra dhe 136 kontejnerë.
Sipas të dhënave të Dispeçerisë portuale, anijet janë ankoruar në kalatat 1, 2, 4, 5, 6 dhe 11, duke zënë thuajse të gjithë gjatësinë e disponueshme të përpunimit.
Dy nga anijet po shkarkojnë 3800 ton xhama dhe dy të tjera po ngarkojnë përkatësisht 5100 ton çimento dhe 1126 ton makineri. Tre anijet e tjera kanë sjellë përkatësisht grurë (3170 ton), ushqimore (924 ton) si dhe 136 kontejnerë.
Pas përfundimit të përpunimit të disa anijeve, sot pritet të hyjnë në port anijet “Hala B” dhe “Frosina”, që do të shkarkojnë 8084 ton mbetje metalurgjike dhe 3000 ton çimento.
Në radë ndodhet edhe anija “Tera” që do të ngarkohet me 2800 ton
krom.