Anëtarët e Odës Ekonomike Maqedoni – Turqi, vizitë në portin e Durrësit

Një grup anëtarësh të Odës Ekonomike Maqedoni-Turqi kanë vizituar ditën e mërkurë portin e Durrësit.

Përfaqësuesit e kompanive të mëdha të biznesit, që operojnë në Maqedoni dhe Turqi u pritën nga drejtorët e Drejtorive, zz. Merita Brati, Andi Nano dhe Luan Ballshi.

Pas prezantimit të kapaciteteve portuale, të pranishmit u njohën edhe me disa nga investimet e pritshme në portin më të madh të vendit. Miqtë e Odës Ekonomike u interesuan veçanërisht për aftësitë e portit të Durrësit në përpunimin e mallrave, në kushtet e krijimit të një Zone industriale të ardhshme në pjesën veriore të qytetit bregdetar.

Në fund mikpritësit, dhe miqtë nga Shkupi shkëmbyen simbolet e dy institucioneve.