APD: 1 Korrik – 15 Shtator, mbi 450 mijë udhëtarë me tragete nga/drejt Durrësit

APD:   1 Korrik – 15 Shtator, mbi 450 mijë udhëtarë me tragete nga/drejt Durrësit – 17 Shtator 2019

tragetet10

Mbi 450 mijë udhëtarë vendas dhe të huaj kanë shfrytëzuar tragetet e linjave Durrës – Bari, Durrës – Ankona dhe Durrës – Trieste e kthim gjatë stinës së verës. Nga të dhënat statistikore të Autoritetit Portual, bëhet e ditur se në periudhën 1 korrik – 15 shtator të këtij viti me tragetet në hyrje dhe dalje nga porti më i madh i vendit kanë udhëtuar 453,342 pasagjerë me 103,204 autovetura gjithsej. Tashmë numri i udhëtarëve me tragete po vjen duke u ulur, pas rikthimit masiv të bashkëatdhetarëve që preferuan lundrimin me tragete për të mbërritur për pushimet e verës pranë familjeve të tyre në vendin tonë, Kosovë dhe Maqedoni. Në të njejtën periudhë tragetet kanë transportuar 3,280 kamjonë dhe trajlerë me mallra të ndryshme. Gjatë stinës së verës çdo ditë drejt/nga Durrësi lundronin 5-7 tragete, ndërsa aktualisht numri i tyre është 2-3.

tragetet11
tragetet12
tragetet13
tragetet14