APD/ 25 vite bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza/ 10 nëntor 2022

Ceremonia me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Njësisë Kufitare Detare Italiane (NUFROM) e cila shënon edhe fillesat e bashkëpunimit të ngushtë midis Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Guardia di Finanza-s, u zhvillua pasditen e së mërkurës një ceremoni në nderim të këtij përvjetori në Portin e Durrësit.

Në këtë aktiviteti i pranishëm ishte Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza Italiane, Gjeneral Armate Giuseppe Zafarana, Ambasadori i Italisë në Shqipëri z.Fabrizio Bucci, si dhe përfaqësuesve të Lartë të Policisë, kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku si dhe drejtues lokalë.

Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza-s, Gjeneral Armate Giuseppe Zafarana dhe Ambasadori Bucci vlerësuan bashkëpunimin bilateral mes dy strukturave tona policore si të shkëlqyer dhe theksuan se Shqipëria është një partnere e besueshme dhe profesionale, kontributi i së cilës ka bërë që tashmë bashkëpunim ynë të vuloset me besimin reciprok mes palëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku gjatë fjalës së tij, ndër të tjera, theksoi se misioni është i përbashkët dhe se Policia e Shtetit është krah për krah me GDF-në dhe me partnerët, si një organizatë e besueshme dhe profesionale në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.
“Ta gëzojmë këtë 25-vjetor të bashkëpunimit dhe uroj të arrijmë edhe më shumë rezultate gjatë tij, midis nesh dhe midis brezave të ardhshëm që do të çojnë përpara stafetën e bashkëpunimit dhe të shërbimit sa më cilësor për qytetarët”- tha Rrumbullaku.