APD: 6 elektrovinça dhe tre skuadra punëtorësh në Terminalin Perëndimor

Shtatë anije me grurë, sojë, kontejnerë, çimento, skrap, melaminë dhe ure’ po përpunohen sot në kalatat e portit më të madh të vendit.

Vetëm në Terminalin e Mallrave Gjenerale (Terminali Perëndimor) tre skuadra punonjësish stivadorë dhe 6 elektrovinça janë programuar të punojnë në turnin e parë të së premtes-bëjnë të ditur burime nga Qendra e Informacionit në APD. Bashkë me to po punojnë edhe dhjetra kamjonë të agjencive spedicionere.

Grupe të tjera punonjësish dhe mjetesh kanë filluar përpunimin e tre anijeve të tjera në Terminalin Lindor dhe në atë të Kontejnerëve.

Në Qendrën e Informacionit, mësohet gjithashtu se përveç shtatë anijeve me 23 mijë ton dhe 125 kontejnerë mallra sot në kalata, brenda kësaj fundjave pritet të mbërrijnë edhe pesë anije të tjera me 266 kontejnerë dhe mbi 22 mijë ton mallra të ndryshme.