APD: Afro 1 milion e 826 mijë ton mallra me anije dhe tragete në 6

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim kanë transportuar gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti 9 përqind mallra më shumë se sa e njejta periudhë e vitit 2017, ndërsa anijet kanë mbetur thuajse në të njejtat shifra të vitit paraardhës.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se tragetet kanë transportuar bashkë me udhëtarët edhe mbi 443 mijë ton mallra.

Ndërkaq anijet tregtare kanë transportuar një sasi prej më shumë se 1 milion e 382 mijë ton mallra të tjera.

Mbi 38 mijë kamjonë dhe trajlerë me mallra gjithsej kanë shfrytëzuar në 6 muaj tragetet në nisje dhe në kthim drejt-nga portet e Italisë, me një rritje prej 3-4 përqind, krahasuar me periudhën janar-qershor 2017.