APD: Ceremonia e Ditës së Ujit të bekuar në ujrat pranë kalatës 5

Tre të rinj hidhen për Kryqin në ujrat pranë kalatës 5 të Portit të Durrësit. 27-vjeçari Alban Gjonmarkaj shpallet fitues, nën vështrimin e qindra besimtarëve ortodoksë, dhe jo vetëm, që morrën pjesë sot paradite në kremtimin e Ditës së Ujit të Bekuar.

Pas meshës në Kishën e Shën Pavlit dhe Shën Astit dhe nën kujdesin e Forcave të Sigurisë Portuale, në qendër të basenit portual u zhvillua edhe ceremonia e përvitshme e Ditës së Ujit të Bekuar.