APD: Dy kroçera me afro 900 turistë nesër në portin e Durrësit

Nesër në orët e para të ditës në portin e Durrësit do të akostohen dy kroçera me afro 900 turistë nga vende të ndryshme të botës. Kroçera “Seven Seas Voyager” dhe “La belle de L’Adriatique” do të qëndrojnë gjatë gjithë ditës së martë përkatësisht në kalatat 5 dhe 4 – mësohet nga Qendra e Informacionit në APD.

Turistët e huaj, që janë kryesisht shtetas nga SHBA dhe nga Zvicra do të vizitojnë gjatë ditës qendra historike dhe muzeale në Durrës, Tiranë, Krujë dhe Berat

Anija turistike “Seven Seas Voyager” ka një gjatësi prej 207 metra dhe vjen në Durrës që prej 8 vitesh, ndërsa “La Belle de L’Adriatique” me gjatësi 110 metra ka ardhur për herë të parë në portin më të madh të vendit në vitin 2017.