APD: Infopoint për turistët me kroçera dhe 75 çadra mirëseardhjeje në port

Një pikë informacioni për udhëtarët e kroçerave dhe jahteve do të funksionojë gjatë gjithë sezonit turistik në portin e Durrësit. Gjithçka është instaluar sot pasdite në sheshin pranë Drejtorisë Ekzekutive të APD, në kuadër të një projekti që mbështetet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Bashkë me Info-point turistik, një instalacion me 75 çadra shumëngjyrëshe do ti urojë simbolikisht mirëseardhjen turistëve të huaj, që zgjedhin të vizitojnë Durrësin dhe qytetet historikë të vendit.