Afro 300 mijë ton mallra importi të përpunuara gjatë vitit të kaluar në portin e Durrësit i përkasin sferës së materialeve të ndërtimit.
Mbi 106 mijë ton çimento importi janë shkarkuar gjatë një viti në kalatat e Terminalit Perëndimor për llogari të biznesit shqiptar. Në të njejtin Terminal janë shkarkuar gjithashtu edhe 81.594 ton melaminë për industrinë e mobilerisë, si dhe 36.535 ton hekur ndërtimi.
Llamarina e importit dhe blloqet e mermerit gjatë vitit 2018 janë shkarkuar në kalatat e portit më të madh të vendit në sasitë respektive prej 73.068 dhe 15.316 ton gjithsej.
Në Terminalin Perëndimor janë shkarkuar gjithashtu mbi 80 mijë ton plehra kimike dhe nitrat për bujqësinë. Brenda një viti, në portin e Durrësit janë shkarkuar mbi 197 mijë ton grurë gjithsej.
Afro 192 mijë ton qymyr koks importi janë përpunuar në Terminalin Lindor gjatë gjithë vitit që lamë pas.