Një anije e prodhuar në vitin 2019 ka mbërritur sot paradite ne portin e Durrësit.
Anija “Idel 1”, e ngarkuar me rreth 4,500 ton grurë është nisur nga porti rus Rostov mbi Don dhe do të përpunohet këto ditë në portin e Durrësit. Ajo është akostuar në kalatën 5 dhe do të nisë shkarkimin gjatë orëve në vazhdim.
“Idel 1” me port regjistrimi në San Peterburg, vjen për të dytën herë brenda një muaji në Durrës dhe ka një gjatësi prej 141 metrash.
Gjatë 9 muajve të parë të vitit në kalatat e Terminalit perëndimor janë përpunuar mbi 155 mijë ton grurë gjithsej.