APD/ Muaji Nëntor nis me intensitet përpunues në Portin e Durrësit/ 06 nëntor 2020

Në port përpunohen çimento, skrap, melaminë, qymyr, hekur, konteinerë.

19 mijë t mallra të ndryshme si çimento, skrap, melaminë dhe superfosfat janë përpunuar në Terminalet e portit që nga fillimi i muajit nëntor.

Edhe gjatë kësaj fundjave, pesë anije tregtare vijojnë të përpunohen në Terminalin Perëndimor dhe në atë Lindor-mësohet në Dispeçerinë e APD.

Në molin 4 dhe 6 sot po përpunohen rreth 3 mijë t melaminë dhe lidhje hekuri gjithsej, ndërsa në Terminalin Lindor vijon puna për shkarkimin e afro 10 mijë t çimento dhe skrap gjithsej. 287 kontejnerë me mallra të ndryshme po përpunohen në molin 6 të Terminalit përkatës.

Nga të dhënat e Dispeçerisë, mësohet se në 48 orët e ardhshme priten 4 anije të tjera me mallra. 

Në Terminalin Lindor do të nisë shkarkimi i 9 mijë t qymyr, si dhe i 3,430 t skrap. Ndërsa në molin nr 1 do të përpunohen 3,085 t çimento, në molin nr 6 do të përpunohen 250 konteinerë.