APD/ Në 5 muajt e parë të 2020-ës janë përpunuar 105 t grurë ose 74% më shumë se në 2019-ën

Gruri ka qenë një ndër mallrat më të përpunuar në 5 muajt e parë të këtij viti në Portin e Durrësit. Referuar të dhënave për periudhën janar-maj 2020, në Terminalin Perëndimor janë përpunuar mbi 105 mijë ton grurë.

Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikve në APD kjo është një shifër 74 % më e lartë se sa 5-mujori janar-maj i vitit 2019-ës.

Në Terminalin Perëndimor në këto pesë muaj janë shkarkuar 27 anije me grurë, 13 nga të cilat janë përpunuar vetëm në muajin prill 2020.

Përveç hinkave metalike të lëvizëshme, shkarkimi i grurit po kryhet edhe në 5 silosët e instaluar në molin nr 2 të portit më të madh të vendit.

Gjatë pesë muajve të parë të vitit të kaluar në portin e Durrësit janë përpunuar 60,166 t grurë gjithsej.