Më shumë se 11 mijë kontejnerë (njësi kontejnerike TEU) janë përpunuar gjatë muajit janar të këtij viti në Terminalin e Kontejnerëve, duke regjistruar një rritje prej 3.096 kontejnerë TEU më shumë se sa e njejta periudhë e vitit 2017. Të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, bëjnë me dije se 16 anije me 11.091 kontejnerë TEU janë përpunuar në Terminalin e Kontejnerëve gjatë janarit 2018.
Nga anijet e specializuara tregtare janë përpunuar 5.657 kontejnerë TEU me mallra eksporti, dhe 5.434 kontejnerë TEU me mallra importi.
Më shumë se 90 mijë ton mallra me kontejnerë janë përpunuar gjatë muajit janar të këtij viti, një vëllim më i ulët krahasuar me janarin e vitit 2017.