-Pjesmarrësit në Forumin 2-ditor “Italian Business Mission to Albania”, interesim për portin-
67 përfaqësues të kompanive të mëdha italiane, pjesmarrëse në Forumin 2-ditor “Italian Business Mission to Albania” vizituan sot në mesditë portin eDurrësit.Drejtuesit e bizneseve nga vendi fqinj, që vijnë thuajse nga të gjitha rajonet e Italisë u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, Artjan Qirici, i cili në takimin e zhvilluar në sallën e Trajnimeve bëri të njohur kapacitetet dhe projektet e afërta në portin më të madh të vendit.
Drejtuesit e sektorëve të Promocionit dhe të Inxhinjerisë, Arben Xhemali dhe Gjergj Kota u ndalën më gjatë në situatën e Terminaleve portuale, si dhe në projektet që po përgatiten për tu zbatuar gjatë viteve në vazhdim. Takimi ngjalli interesimin e mediave lokale dhe kombëtare.
Përfaqësuesit e kompanive italiane gjatë bisedës me Drejtorin Qirici kërkuan më shumë të dhëna, veçanërisht për mundësinë e pjesmarrjes në realizimin e projekteve.
Më pas ata vizituan Terminalin Perëndimor dhe u ndalën më gjatë në Terminalin e Trageteve.
Një ditë më parë, drejtuesit e portit morrën pjesë në punimet e Forumit të Biznesit Itali-Shqipëri, ku bashkë me organizatorët përshëndeti edhe kryeministri Edi Rama.
Në seancën kushtuar infrastrukturës dhe energjisë, Ministri Damin Gjiknuri u ndal te investimet e rëndësishme të këtyre fushave. Ai veçoi edhe projektin e thellimit të portit të Durrësit dhe kanalit hyrës të tij, i cili do të kërkojë një investim prej 10 milion euro.
Përfaqësuesit e APD zhvilluan edhe disa takime njohjeje me kompani të njohura italiane.