APD/ Shqipëria e preferuara e turistëve të huaj në çdo sezon, 558 turistë të huaj mbërrijnë në Durrës/ 6 tetor 2022

Sot në Portin e Durrësit mbërritën 558 turistë të huaj me kroçierën “Seven Seas Voyager”.
Kroçera “Seven Seas Voyager” me gjatësi 206 metra u ankorua në kalatën 5 të portit të Durrësit sot rreth orës 7.30 të mëngjesit.
Nga të dhënat e Autoritetit Portual Durrës mësohet se kroçera ka 558 udhëtarë gjithsej, pjesa më e madhe e të cilëve janë qytetarë të SHBA-ve.
Rreth 20 autobuzë turistikë janë nisur tashmë nga Durrësi në destinacionet e parashikuara, kryesisht qendra historike dhe muzeale në qytetet e Krujës, Tiranës dhe Durrësit.
Kroçera “Seven Seas Voyager” do të vijojë lundrimin sot në mbrëmje drejt Kotorrit(Malit të Zi). Autoriteti Portual Durrës ka marrë të gjitha masat për pritjen e anijes dhe sigurinë e turistëve në territorin portual.