APD: Shtatë anije dhe dy tragete në përpunim nga kalata 2-11

Sot priten edhe dy anije të tjera me kontejnerë dhe çimento-

Shtatë anije me afro 30 mijë ton mallra gjithsej si dhe 530 kontejnerë po shkarkohen sot paradite në portin e Durrësit.

Nga kalata 2-11 janë ankoruar shtatë anije tregtare si dhe dy tragete të linjës Bari-Durrës, të cilët kanë mbërritur rreth orës 7.30 dhe kanë përfunduar procesin e përpunimit të udhëtarëve dhe automjeteve.

Nga të dhënat e Qendrës së Informacionit në APD, anijet tregtare të ankoruara në Terminalin e Mallrave Gjenerale, i njohur si Terminali Perëndimor, në Terminalin Lindor dhe në atë të Kontejnerëve anijet po shkarkojnë rreth 30 mijë ton arka me xhama, grurë, melaminë, qymyr skrap dhe sojë, si dhe 530 kontejnerë. Vetëm nga anija “Stellar Pacifik” po shkarkohen 15 mijë ton qymyr. Gjatë ditës pritet edhe një anije me 1928 ton çimento, që do të ankorohet në kalatën 1, si dhe një anije tjetër me 123 kontejnerë gjithsej.