APD: Tetë jahte turistikë sot në kalatat e portit të Durrësit

“Best of Sweden”, “Morgana”, Sail way”, Bunty”, “Liberta”, etj. janë disa nga emrat e jahteve turistikë që ndodhen sot të ankoruar në kalatat e portit të Durrësit.

Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se dy jahte të tjerë u nisën në mëngjes nga porti drejt destinacioneve të Mesdheut. Jahtet me gjatësi nga 9 deri në 35 metra janë ankoruar dhe po marrin shërbimet e kërkuara në kalatat e Terminalit Perëndimor. Ata qëndrojnë në Durrës mesatarisht nga 1 ditë deri në një javë.Udhëtarët e jahteve gjatë qëndrimit në Durrës vizitojnë edhe qendrat arkeologjike si dhe muzetë e qytetit antik.