Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës –Ankona e kthim gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti kanë transportuar 8 përqind më shumë mallra dhe 4 përqind më pak udhëtarë, krahasuar me periudhën janar-shtator të vitit 2017.
Burimet e Sektorit të Statistikave, thanë se në 9-mujorin që sapo u mbyll tragetet kanë transportuar gjithashtu 645.409 ton mallra, të ngarkuar në kamjonë dhe trajlera.
Kjo është një sasi 8 përqind më e lartë se sa e nëntë muajve të parë të vitit 2017, ndërsa importet dhe eksportet janë rritur përkatësisht me 7 dhe 9 përqind.
Tragetet gjithashtu kanë transportuar 51.940 kamjonë dhe 4.617 trajlerë në nëntë muaj, përkatësisht 5 dhe 2 përqind më shumë se sa në janar-shtator 2017.
Nga të njejtat burime mësohet se tragetet kanë kryer gjithsej 776 lundrime vajtje-ardhje, ose 10 lundrime më shumë se në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar.