APD: Vizita e Presidentes Kroate Znj.Kolinda Grabar-Kitarović në Portin e Durrësit

Projekt tre palësh për menaxhimin e ndotjes detare dhe bregdetare për rritjen e sigurisë në det dhe porte në përputhje me Ligjet dhe Politikën Detare të BE-së.

Projekti me vlere 230000 Euro finacohet nga Qeveria Kroate dhe zbatohet nga PNUD në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit.

Projekti adreson nevojat për një platformë ndërinstitucionale të koordinimit të sistemit të gatishmërisë për reagimin ndaj emergjencave, derdhjen e naftës dhe substancave të tjera të rrezikshme në mjediset detare duke përfshirë burimet publike dhe private.

Znj.Kolinda Grabar-Kitarović, Presidente e Kroacise e shoqeruar nga Ambasadorja Kroate në Shqiperi znj. Sanja Bujas-Juraga, z.Damian Gjiknuri Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe Kryetari i Bashkise së Durrësit z. Vangjush Dako vizituan Portin e Durresit në kuader të projektit 3 palesh për menaxhimin e ndotjeve detare. Në vizitën e tyre autoritetet u priten nga Drejtori i APD-së z. Afrim Bakaj dhe drejtues të tjerë të intistucioneve në Port.

Gjatë fjalës së saj përshendetëse Presidentja Kroate vlerësoi bashkepunimin e hershem ndërmjet dy vendeve dhe theksoi rëndësinë që ka ky projekt për vijën bregdetare dhe detin Adriatrik.