APD: Vizitorët e veçantë u njohën sot me Portin e Durrësit

Fëmijet e Qendrës së Shërbimeve Komunitare me aftësi ndryshe të shoqëruar nga prindërit e tyre vizituan sot mjediset e Portit më të madh të vendit.    Vizitorët e veçantë të cilët u mirëpritën nga specialistët e sektorit të promocionit u njohën fillimisht me punën Terminalin Perëndimor, qendrën e mjeteve  zjarrfikëse   si dhe me Terminalin e Trageteve.

Tragetet dhe anijet e bregëzuara tërhoqën vemëndjen e fëmijëve, të cilët dëgjuan me kureshtje shpjegimet specialistëve portualë.  Kohët e fundit Porti i Durrësit është viztuar nga disa grupe nxënësish, studentësh vendas dhe të huaj.