Gjatë dy javëve të para të muajit korrik tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim janë shfrytëzuar nga më shumë se 60 mijë udhëtarë vendas dhe të huaj. Shifra e periudhës 1 – 14 korrik është më e madhe se sa ajo e periudhave 1-mujore të mëparshme nga janari deri në qershor.
Nga të dhënat operative të APD, mësohet se mbi 42 mijë udhëtarë kanë preferuar tragetet për të lundruar nga Bari dhe Ankona drejt Durrësit, ndërsa 18.644 të tjerë i janë drejtuar me tragete porteve të Italisë.Bashkë me udhëtarët, tragetet kanë transportuar 12,846 autovetura si dhe 5,799 kamjonë dhe trajlerë me mallra import-eksporti.
Nga e shtuna e kaluar tragetet po kryejnë sipas një grafiku të përcaktuar edhe dy lundrime në 24 orë për të përballuar ardhjen për pushime të mijra bashkëtadhetarëve që punojnë dhe jetojnë në vende te ndryshme të Evropës perëndimore.