Autoriteti Portual pjesmarrës në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës 2018 -Edicioni i 25-të, nga 21-24 nëntor në Pallatin e Kongreseve Tiranë-

Autoriteti Portual i Durrësit, edhe këtë vit është pjesëmarrës në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës 2018, i cili hapi dyer mbrëmjen e kaluar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Në ceremoninë e përurimit të këtij Panairi, znj Sonila Qato, ministër Shteti për mbrojtjes e sipërmarrjes, vlerësoi pjesmarrjen në këtë edicion të 25-të, të kompanive dhe bizneseve vendase e të huaja në sektorin industrisë së rëndë e të lehtë, industrinë tekstile, fasone, dhe sektorin e shërbimeve e komunikimit.

Stenda e APD ka zënë vend pranë përfaqësuesve të institucioneve dhe organizmave të Infrastrukturës, Energjisë dhe Transportit, mes kompanive më të spikatura në Shqipëri si dhe nga bota. Ajo u vizitua nga qytetarë dhe drejtues biznesesh të interesuar për përpunimin e Mallrave dhe transportin detar. Në stedën e APD u ndal dhe bashkëbisedoi gjatë me punonjësit e sektorit të Promocionit znj. Sanja Bujas-Juraga, ambasadore e Kroacisë në Tiranë.

Në muajin maj të këtij viti përfaqësuesit e Autoritetit Portual Durrës (APD) dhe homologët e tyre të portit të Rijekës në Kroaci nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në sektorin e transportit detar dhe të industrisë portuale. Panairi Ndërkombëtar i Tiranës krijon mundësinë për çdo biznes për të promovuar markën përmes shërbimeve ose produkteve të tyre para një publiku jo vetëm kombëtar