Autoriteti Portual Durrës në funksion të vendosjes së standardeve për kualifikimin dhe punën e sigurtë në terminalet portuale është liçensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Liçencimit (QKL) me Liçence numër LN-1071-03-2010, për ofrimin e kurseve të formimit profesional, në Porte dhe lëshimin e Dëshmisë të Aftësisë Profesionale për punonjësit administrativë dhe operacional të:
a. Autoritetit Portual Durrës si dhe Porteve të tjera të Republikës së Shqipërisë;
b. Për të gjithë operatorët dhe përdoruesit publik dhe privat të Porteve;
c. Për personat , të cilët plotësojnë kriteret dhe janë të interesuar të kualifikohen në këto fusha.
Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare e Autoritetit Portual Durrës, njofton se me datë 12.09.2023 hap regjistrimet për kursin profesional për Vinçier Portual dhe Reachstacker.
Oraret e regjistrimit janë të hapura nga e Hëna në të Premte, nga ora 10.00-16.00, ub pranë Njësisë së Formimit Profesional në Autoritetin Portual Durrës.
Kurset për Vinçierë Portualë si dhe për Reachstacker janë kurse teoriko-praktike, dhe kanë një fokus të veçantë në veprimet praktike ku raporti mesatar është 30% teori dhe 70% praktikë. Kursantët do të jenë në gjendje që pas përfundimit të kursit dhe të praktikës në vinçat portualë /reachstacker në prani të punonjësve të kualifikuar të realizojnë manovra në mënyrë të sigurtë dhe me efikasitet në periudha të caktuara kohe, moti, ngarkese dhe kompleksiteti operacionesh.
Gjithashtu, kursanti do të jetë i aftë të realizojë shërbime mirëmbajtje të thjeshta të elektrovinçit/reachstacker.
Qendra e Ekselencës për Ҫeshtjet Detare vë në dispozicion të kursantëve:
Kohëzgjatja e kursit për vinçierë portualë është planifikuar të jetë rreth 522 orë, por mund të vlersohet mundësia e realizimit të këtij kursi në formë më të ngjeshur dhe për një periudhë më të shkurtër .Kohëzgjatja e kursit për reachstacker është planifikuar të jetë rreth 265 orë.
Dokumentacioni i kërkuar për kursantët është:
• CV
• Kopje e Kartës së Identitetit
• Certifikatë mjekësore me fotografi , që vërteton aftësinë shëndetësore
• Dy fotografi
• Dëshminë e arsimit të mesëm profesional (nëse disponon)
• Patente mjeti( nëse disponon)
Afati i fundit i regjistrimit është data 31.10.2023
Për më shumë informacion mbi modulet e kursit për vinëierë portualë/ reachstacker, tarifën e kursit etj, mund të na kontaktoni në adresat:
[email protected]; [email protected]
Ju mirëpresim!