Era e fortë dhe deti i trazuar gjatë orëve të para të ditës nuk e kanë penguar mbërritjen në orar të dy trageteve të linjës Bari – Durrës, ndërsa janë shënuar vonesa prej 6-7 orë në nisjen e trageteve nga Durrësi drejt portit italian.
Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se dy tragetet e linjës Durrës – Bari janë nisur sot rreth orës 6.00, si pasojë e motit të paqëndrueshëm dhe detit të trazuar me forcë 6 në gjirin detar.
Nga të dhënat e Kapitenerisë së portit, mësohet se në det të hapur gjatë natës forca e detit ka arritur në 7 të shkallës Boufort.
Përmirsimi i kushteve të motit sot në orët e mëngjesit ka lejuar përpunimin e mallrave në 6 anijet tregtare të ankoruara në Terminale, me mallra si melaminë, çimento, ushqimore, skrap dhe konteinerë.