Në kalatat e portit dhe në radën portuale sot paradite ndodhen 8 anije, katër nga të cilat po përpunohen në kalatat 1, 2, 5 dhe 6. Tre prej tyre do të shkarkojnë 384 kontejnerë në Terminalin përkatës, ndërsa nga anijet e tjera do të përpunohen afro 16 mijë ton mallra të ndryshme gjithsej.
Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se tre nga anijet që po përpunohen në kalata po shkarkojnë një sasi të përgjithshme prej 9.190 ton superfosfat, çimento dhe Dap, ndërsa në kalatën 6 nga anija “MSC Sheila” po shkarkohen 180 kontejnerë.
Në radën portuale aktualisht ndodhen 4 anije të tjera, dy nga të cilat kanë përkatësisht 78 dhe 126 kontejerë. Dy anijet e tjera do të ankorohen në kalatat 5 dhe 10. Anija “Ibla” do të shkarkojë 4 mijë ton sheqer, ndërsa anija “Vela 1” do të ngarkohet me 2700 ton çimento për eksport.