Drejtori i Përgjithshëm Ekezkutiv i APD-së takim prezantues me Prefektin e Qarkut, z. Roland Nasto

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, z. Pirro Vengu,   zhvilloi një takim me Prefektin e Qarkut Durrës, z.Roland Nasto. Gjatë këtij takimi, kreu i APD-së e njohu Prefektin me pritoritet e APD-së   në fushën e sigurisë, ndërsa shprehu gatishmërinë mbi thellimin e bashkëpunimit me Institucionin e Prefektit. Në vijim të bisedës dypalëshe u diskutua dhe mbi një plan masash si dhe mbi çështje të tjera me interes të përbashkët . Prefekti nga ana e tij   vlerësoi mbështetjen dhe angazhimin e strukturave të Autoritetit Portual në menaxhimin e Emergjencave Civile nga moti i keq, si shënjë e forcimit të sistemit të reagimit ndaj problematikave të përbashkëta në shërbim të komuniteti.