Durrës më,02.06.2014 Njoftim për shtyp

Ditën e hënë, datë 02.06.2014, rreth orës 08:00, në Portin e Durrësit është ankoruar Kroçera “NAUTICA” me flamurin e Islandës. Nga të dhënat portuale, anija turistike ka në bord 663 persona, 312 prej të cilëve janë amerikanë, 105 asutralianë, 92 vijnë nga Kanadaja, 50 nga Mbretëria e Bashkuar dhe pjesa tjetër e turistëve vijnë nga Zelanda e Re(25 persona), Belgjika (21 persona), Hollanda (21 persona), Gjermania(7 persona), Brazili(6 persona), , Austria (2 persona), Bullgaria(1 person), , Zvicra (4 persona), Kili (7 persona), Ekuadori(3 persona), Franca (2persona), Irlanda (1 person), Lituania (1 person), Meksika (2 persona), dhe Sudeia (1 person). Ndërkaq, duke ju referuar të dhënave të paraqitura pranë strukturave të APD-së, Kroçera “NAUTICA” e ka nisur udhëtimin e saj në datën 23.05.2014 nga Porti i Barcelonës (Spanjë) dhe më pas e ka vijuar turin e saj, duke u ndalur në Portin e : Vendres (Francë , dt 24.05.2014), San Trope(Francë, dt 25.05.2014), Marsejës (Francë, dt.26.05.2014), San Trope (Francë,dt.27.05.2014),Livorno(Itali,dt.28.05.2014),Civitavecch ia(Itali,dt.29.05.2014),Sorrento (Itali, dt.30.05.2014), Taormina(Itali, dt.31.05.201) dhe mëngjesin e sotëm ka mbërritur në Portin e Durrësit, ku në gatishmëri janë vënë Forcat e Sigurisë Portuale, Kapiteneria, Dega e Doganës dhe Policia Kufitare. Turistët janë shpërndarë në pikat turistike të Qarkut të Durrësit dhe Tiranës dhe rreth orës 18:00 anija turistike do të largohet, për tu nisur në drejtim të Portit të Korfuzit(Greqi)

Ndërkaq ju bëjmë me dije se pas 3 ditësh (dt 05.06.2014) Porti I Durrësit do të vizitohet nga një tjetër Krocerë “Sea Cloud” me flamurin e Maltës.