Autoriteti portual I Durrësit gjatë këtyre ditëve e ka rritur vëmendjen për gatishmërinë dhe cilësinë e shërbimit ndaj udhëtarëve të shumtë që kanë zgjedhur linjat e trageteve në portin e Durrësit.
Sot paradite drejtori ekzekutiv Selim Belortaja zhvilloi një takim me drejtuesit e institucioneve dhe operatorët privatë që ushtrojnë veprimtarinë në territorin e portit. Z. Belortaja tha se shtimi I fluksit të udhëtarëve që mbërrijnë në Durrës me rastin e festave të fundvitit nuk duhet të ushqejë mendësinë e rënies së standarteve të shërbimit. Forcat e Sigurisë portuale po zbatojnë një plan 3-javor masash në bashkëpunim me Komisariatin e policisë së shtetit, Doganën dhe kapitenerinë.
Shmangia e bllokimit të trafikut të automjeteve në dalje dhe në hyrje të portit është një nga detyrat që shtroi drejtori i APD, sipas të cilit gjithçka duhet parë me syrin e udhëtarit.
Drejtori Belortaja kërkoi marrjen e masave për furnizimin me energjim elektrike si dhe për funksionimin normal të sistemeve elektike dhe elektronike. Gatishmëria 24-orëshe do të përfshijë edhe sistemin e zjarrfikësave dhe të shëndetsisë portuale.
Ndërkaq u kërkua rritja e standarteve të cilësisë së mjedisit gjatë gjithë periudhës së lëvizjes së udhëtarëve dhe automjeteve me tragete për festat e fundvitit.
Në takim u nënvizua rëndësia që ka zbatimi I këtyre masave në ditët e para të vitit të ardhshëm, kur do të shtohet ndjeshëm numri i udhëtarëve që rikthehen në vendet e Evropës perëndimore. Të pranishmit diskutuan mbi zgjidhjet optimale për trajtimin e shesheve dhe shërbimeve të tjera për automjetet në pritje të nisjes së trageteve.
Në Takim morrën pjesë drejtues dhe përfaqësues të Komisariatit të portit, Kapitenerisë, Doganës, Agjencive të lundrimit, Firmat e pastrimit, ajo e shërbimeve elektrike dhe elektronike.