Kujtojmë sot Mujo Ulqinakun, si ish nënoficer i marinës durrsake dhe dëshmor i parë i atdheut në luftë kundër pushtuesit fashist, Mujo Ulqinaku, busti i të cilit është sot i vendosur pranë Torrës Veneciane në Durrës. Mujo Ulqinaku lindi në Ulqin në familjen e një detari të varfër, në vitin 1896.
Që në moshë të vogël hyri ishte ndihmës detar dhe më vonë punoi si detar në Shkodër e në Durrës. Me gradën e nënoficerit në një ënrepart të marinës në Durrës, ditën e agresionit fashist italian kundër Shqipërisë u vu menjëherë në krye të detarëve të braktisur nga oficerët tradhtarë dhe organizoi me ta e me vullnetarë të tjerë qëndresën e armatosur në portin e Durrësit.
Ra në luftim të pabarabartë në mbrojtje të atdheut, më 7 prill 1939 duke u bërë shembull i lartë patriotizmi e atdhedashurie. Në mëngjesin e 7 prillit 1939, ushtria fashiste italiane, prej 35 – 40 mijë vetësh e sulmoi Shqipërinë duke zbarkuar në Durrës, në Vlorë, në Shëngjin dhe në Sarandë. Në Durrës, ushtria e vogël shqiptare e drejtuar kapteri i marinës Mujo Ulqinaku i bëri qëndresë pushtuesit.