Jahti luksoz “Andiamo” në port, vijojnë vizitat e mjeteve turistike

Një anije turistike luksoze me gjatësi 49 metra u ankorua sot paradite në portin e Durrësit.

Jahti “Andiamo” ka mbërritur nga porti i La Spezias (Itali) dhe është ankoruar në kalatën 4 të portit më të madh të vendit. Ai mban flamurin e ishujve Cayman.

Disa ditë më parë në Durrës mbërriti një jaht tjetër i përmasave të mëdha, duke ripërsëritur kështu verën e vitit 2017 kur në kalatat e portit u ankoruan jahte me gjatësi deri në 100 metra.

“Kingdom”, “Moonlight II”, “Christina 0” dhe “Dinasty” ishin disa nga jahtet luksoze që vizituan vitin e kaluar në portin e Durrësit.