Gjatë periudhës janar-maj të këtij viti anijet e specializuara tregtare kanë transportuar nga/drejt portit të Durrësit 43.556 kontejnerë TEU gjithsej-bëhet e ditur nga Qendra e Informacionit në APD.
Sipas të dhënave operative të Qendrës së Informacionit, vetëm gjatë muajit maj të këtij viti në Terminalin e Kontejnerëve janë shkarkuar 5.639 kontejnerë TEU me mallra importi, si dhe janë ngarkuar me drejtim portet e huaja 4.397 kontejnerë TEU të tjerë.
Pas përpunimit të të dhënave në Sektorin e Statistikave në APD, do të mësohen edhe shifrat e volumeve të mallrave të përpunuara me kontejnerë gjatë 5 muajve të parë të këtij viti.
Anijet e kontejnerëve në/nga Durrësi vijnë ose i drejtohen kryesisht porteve të specializuar në Gioia Tauro (Itali), në Maltë dhe Kastiglione (Spanjë).