Gjatë periudhës janar – shtator të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 86 687 kontejnerë (njësi kontejnerike – TEU), ose 2593 më shumë se sa e njejta periudhë e vitit 2016.
Edhe shifrat e kontejnerëve TEU në hyrje dhe dalje nga porti i Durrësit janë thuajse të njejta, 43 634 për eksport dhe 43 053 me mallra importi.
Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se, që nga fillimi i vitit 2017 në kalatat e Terminalit përkatës janë përpunuar 149 anije tregtare kontejnerësh. Ndërsa volumi i mallrave me kontejnerë në 9 muaj të vitit 2017 arrin në 1.089 mijë ton. Gjatë muajit shtator të këtij viti janë përpunuar 11.463 kontejnerë TEU, duke regjistruar së bashku me muajin korrik edhe numrin më të lartë të kontejnerëve të përpunuar në një muaj gjatë këtij viti.
Anijet e kontejnerëve vijnë ose i drejtohen kryesisht porteve të specializuar në Gioia Tauro (Itali), në Maltë dhe Kastiglione (Spanjë). Në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-shtator 2017 me anije dhe tragete janë përpunuar më shumë se 2.7 milion ton mallra gjithsej.