Kalata lindore, fillon zbatimi i Kontratës konçesionare mes MPPT dhe operatorit “EMS Shipping and Trading GMBH” 15 korrik 2013

Territori aktual i Terminalit Lindor të Portit te Durrësit do të dorëzohet sot për Shoqërinë Koncesionare EMS Albanian Port Operator sh.p.k., në zbatim të kontratës që ka lidhur kjo kompani me Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit.

Kontrata e Konçesionit e datës 06 maj 2013 “Për menaxhimin dhe Operimin e Terminalit Lindor në Portin e Durrësit” është lidhur ndërmjet MPPT dhe operatorit “EMS Shipping and Trading GMBH”, sipas proçedurës së Koncesionit të ndjekur nga kjo Ministri në rolin e Autoritetit Kontraktor, dhe në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.

493 date 01.08.2012, “Për përcaktimin e Autoritetit Kontraktor, “Për dhënien me konçesion të menaxhimit, operimit dhe mirëmbajtjes së Terminalit Lindor në Portin e Durrësit  dhe  miratimin  e  bonusit  në  procedurën  përzgjedhëse  konkuruese  që  i jepet

shoqërisë “EMS Shipping and Trading GmbH” si dhe Master Planit të Zhvillimit të Portit të Durrësit.

Autoriteti Portual Durrës që nga 15 korriku 2013 nuk do të jetë më  Operator në ofrimin  e shërbimeve të ngarkim-shkarkimit, pasi të gjitha burimet e terminalit (burimet njerëzore, infrastrukturë dhe superstrukturë) do të transferohen për Shoqërinë Konçesionare EMS APO, e cila në vijim ka të drejtë ti menaxhojë ato dhe të lidhë kontrata shërbimi etj, sipas kushteve të Kontrates Konçesionare dhe Tarifave të publikuara nga APD.

Zona e konçesionit është territori aktual i Terminalit Lindor të Portit te Durrësit, e cila në vijim do të trajtohet sipas perspektivës së zhvillimit të projektit konçesionar.

Shoqëria Konçesionare, sipas kushteve të Kontratës do të paguajë për MPPT pagesën prej 2% të xhiros vjetore. Po ashtu ajo do të paguajë për Autoritetin Portual pagesën në masën 11 % të gjitha tarifave të aplikuara, si dhe pagesën pagesën e Tarifës së qerasë në masën 544 lek/m2 për zonën koncesionare.

Implementimi i kësaj Kontrate koncesionare, në thelb sjell pasoja të rëndësishme për vetë organizimin e APD sipas statusit të “Portit administrues i tokës” në zbatim të ligjit nr 9130 datë 08.09.2003 “Për Autoritetin Portual”.