Kalatat e portit 90 vjet më parë, (foto të kohës kur ndërtohej)

Ndërtimi i portit modern të Durrësit ka nisur në fund të viteve 1920, në të njejtën kohë kur filloi edhe ndërtimi i institucioneve dhe i infrastrukturës rrugore në pjesën qendrore të qytetit antik. Për disa qindravjeçarë mjetet lundruese të udhëtarëve e mallrave ankoroheshin në dy ura druri, ose prisnin varka shkarkimi në radën portuale të Durrësit.

Rikonstruksioni dhe zgjerimi i portit nisi në vitin 1928 nga firma italiane “Mazzorana” dhe përfshiu thuajse të gjithë sipërfaqen aktuale të portit më të madh të vendit tonë. Krijimi i kalatave e basenit, si dhe thellimi i portit vazhduan deri në vitin 1934. Në të njejtën periudhë janë ngritur edhe ndërtesat në hyrjen kryesore të portit, ku është vendosur pjesërisht sot administrata e Autoritetit Portual.

Godinat hyrëse dhe një pjesë e infrastrukturës portuale janë ngritur mbi bazën e një plani rregullues urbanistik, menjëherë pas tërmetit të vitit 1926 që goditi qytetin antik.

porti ndertim 030
porti ndertim 031
porti ndertim 0032
porti ndertim 032
porti ndertim 033
porti ndertim 034
porti ndertim 035
porti ndertim 036
porti ndertim 038
porti ndertim 039