Gjatë ceremonisë për themelimin e Qendrës së Ekselencës, Kreu i APD-së, Pirro Vengu theksoi se synimi i hapjes së kësaj qendre është që të funksionojë si një platformë bashkëpunimi Rajonal në fushën e shërbimeve portuale, transportit, peshkimit, sigurisë së lundrimit.
Fjala e plotë e z. Vengu:
“Mirë se erdhët në Portin e Durrësit. I uroj mirë se ardhjen gjithashtu, Ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, znj. Balluku, për themelimin e Qendrës së Ekselencës për Çështjet Detare, pas një pune gati një vjeçare me disa partnerë, me Universitetin e Durrësit, me Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim, me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe së fundmi me Sekretariatin e Përhershëm të Transportit, drejtori i të cilit është me ne sot.
Themelojmë sot Qendrën e Ekselencës për Çështjet Detare, e cila nuk është thjesht një qendër studimore, është ideuar edhe me mbështetjen e posaçme të Kryeministrit Rama, si një shkollë profesionale, si një qendër bashkëpunimi rajonal për çështjet detare dhe si një aksenelator për start up-e dhe për të gjitha ato iniciativa novatore që gjejnë zgjidhje teknologjike për sfidat që Porti i Durrësit, të gjithë portet shqiptare dhe administrata detare ka sot, qoftë në këndvështrimin e sigurisë detare, sigurisë së lundrimit dhe këndvështrimin e sfidave njerëzore përsa i përket detyrimeve që burojnë nga procesi i anëtarësimit tonë në Bashkimin Europian (BE). Do doja t’ja kaloja fjalën Ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, e cila e ka mbështetur këtë nismë që në krye të herës,për të thënë një fjalë përshëndetëse.
Kanë përfituar nga bursa pranë Universitetit të Durrësit për trajnime, në kuadër të kësaj qendre dhe ne do t’a vijojmë këtë bashkëpunim edhe në Vitin e Ri Akademik, madje jemi edhe në diskutime me Ministrinë e Arsimit përsa i pérket themelimit të një katedre të ekonomisë detare me mbështetjen e Autoritetit Portual Durrës.
Teksa Shqipëria përgatitet për çeljen e Negociatave, edhe për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, e cila shpresojmë të ndodhë sa më parë. Qendra e ekselencës për Çështjet Detare ka edhe një komponent Europian, siç e përmendi me shumë të drejtë edhe Ministrja, dhe ne duam që të punojë si një platformë bashkëpunimi Rajonal në fushën e shërbimeve portuale, transportit, peshkimit, sigurisë së lundrimit, ndaj dhe në bashkëpunim me Sekretariatin e Përhershëm të Transportit do të nisim punën për një udhërrëfyes rajonal përtransportin detar. Kështu Shqipëria të jetë e përgatitur për të transpozuar, siç thuhet në gjuhën teknike, të gjitha normat, standardet dhe direktivat Europiane për shërbimet portuale, pika e parë, dhe pika e dytë; Përsa i përket sigurisë së lundrimit, ne duhet të fillojmë të përgatitemi për t’u bërë pjesë e memorandumeve të sigurisë detare që janë shumë të rëndësishme përsa i përket edhe normave të sigurisë anijeve dhe normave mjedisore për anijet që lundrojnë në ujërat tona.
Ky është momenti për të përmendur bashkëpunimin që kemi prej vitesh me institutin pë Bashkëpunim dhe Zhvillim, i cili përfaqësohet këtu nga zonja Haçkaj.
Do doja t’ja kaloja fjalën një bashkëthemeluesi të Qendrës së Ekselencës dhe një mik i afërt i portit dhe i të gjithë transportit rajonal Z. Matei Zakonjšek, i cili vjen për herë të Katërt në Shqipëri dhe na ka mbështetur që në krye të herës me idejimin e qendrës dhe mbështetjen për t’a krijuar atë në funksion të bashkëpunimit rajonal.