Megafesta “Open port 2013” sfidon motin e keq -Mijra qytetarë në edicionin e katërt të veprimtarisë së APD- 27 maj 2013

Mijra qytetarë të të gjitha moshave kanë marrë pjesë më 24-26 maj në megafestën “Open port 2013”, e cila u organizua për të katërtin vit radhazi nga Autoriteti portual i Durrësit. Kushtet e vështira meteorologjike nuk i penguan organizatorët në krijimin e mjediseve të festës, ndërsa vizitorë vendas dhe të huaj sfiduan erën e fortë për të ndjekur koncertet e organizuara në tre skena të ndryshme në hapësirën qëndrore të portit.

Në skenën kryesore, të organizuar nën sloganet e shkruara në kontejnerë “Porti yt” dhe “Open port 2013” për tre mbrëmje radhazi kanë kënduar së bashku me publikun artistët e njohur Eli Fara, Piro Çako, Maya, Ylli Baka, Olta Boka, Kejsi Tola, Era Rusi, Silva Gunbardhi, Xhoi Bejko, Rovena Ibrahimi, Grupi “Ali Pasha”, Genta Ismajli, Kastriot Tusha, Rosela Gjylbegu, Saimir Çili, e plot të tjerë.

Shumë të rinj pjesmarrës në festë e kanë parë veten protagonistë në skenën e madhe gjatë maratonës së “karaokes”, ndërsa qindra të tjerë të shtunën dhe të djelën në mbrëmje u

“gozhduan” para superekranit nga ku erdhi atmosfera e stadiumeve “Uembli” dhe “Olimpiko” me ndeshjet finale të Kupës së Kampioneve të Evropës dhe Kupës së Italisë. Vizitat masive në anijet ushtarake “Lisus” dhe “Iliria” të “Rojes bregdetare”, ndeshjet e volejbollit dhe diskoteka rinore “Vinçi” zunë disa nga vendet kryesore të programit të pasur, ku nuk munguan talentet e spektakleve televizive shqiptare dhe italiane si “Gjeniu i vogël” dhe “Amici”.

Që nga viti 2010 megafesta “Open port” është kthyer në veprimtarinë më të madhe kulturore që organizohet në Durrës. Ajo ka shërbyer edhe si një promovim i traditave të mikpritjes dhe i vlerave turistike