Gjatë muajit nëntor në kalatat e dy Terminaleve, lindore dhe perëndimore të portit të Durrësit janë përpunuar afro 158 mijë ton mallra, ndërsa në terminalin e kontejnerëve janë përpunuar 7.271 kontejnerë TEU.
Nga të dhënat paraprake të Dispeçerisë portuale mësohet se nga 1 –
30 nëntor në Terminalin perëndimor janë përpunuar 22 anije tregtare me
58.412 ton mallra, si grurë, ushqimore, çimento, hekur ndërtimi, llamarinë, superfosfat, et. Në Terminalin lindor janë përpunuar 15 anije të tjera me 99.533 ton mallra gjithsej, mes të cilave klinker, qymyr, skrap, prokate, etj.
Sipas burimeve të Dispeçerisë, në Terminalin e kontejnerëve janë ngarkuar në anijet e specializuara 3168 kontejnerë TEU (njësi kontejnerike), ndërsa janë shkarkuar 4103 kontejnerë të tjerë.
Dispeçeria portuale njofton gjithashtu se në Terminalin e udhëtarëve janë ankoruar gjatë muajit nëntor 70 tragete, të cilat kanë kryer 140 lundrime vajtje – ardhje gjithsej.