02 Tetor 2025
Autoriteti Portual Durrës njofton publikun dhe udhëtarët se, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike në Detin Adriatik, lundrimet e parashikuara për ditën e sotme në linjën Durrës–Bari dhe Bari–Durrës nuk do të realizohen.
Ndërkohë, trageti i linjës Ankona–Durrës do të niset sipas programit pasditen e sotme nga Ankona, me mbërritje në Portin e Durrësit gjatë ditës së nesërme.
Autoriteti Portual Durrës është në kontakt të vazhdueshëm me kompanitë lundruese dhe po monitoron nga afër situatën meteorologjike në Adriatik. Publiku dhe udhëtarët do të informohen në kohë reale për çdo ndryshim të mundshëm në oraret e lundrimeve.

