Njoftim për pasagjerët të cilët udhëtojnë mbrëmjen e sotme me tragetin e linjës Durrës- Bari/ 25 nëntor 2021

Njoftojmë të gjithë pasagjerët të cilët kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, se për shkak të motit nuk do të ketë lundrime mbrëmjen e sotme, as nga Durrësi drejt Barit, as anasjelltas.

Lundrimet pritet të rifillojnë ditën e nesërme, dt.26.11.2021, në varësi të kushteve të motit. Kompanitë e lundrimit do të garantojnë njoftimin dhe rimbursimin e biletës sipas kërkesave të udhëtarëve.

Autoriteti Portual Durrës ju fton të informoheni në faqen tonë: http://localhost/apd , në rubrikën “PASAGJERËT”.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!