Një grup nxënësish të moshave të ndryshme vizituan fundjavën e kaluar mjediset e portit të Durrësit. Tragetet, jahtet turistikë dhe anijet e ankoruara tërhoqën vemendjen e fëmijëve.
Specialistët e Sektorit të Promocionit në APD i shoqëruan ata në sheshet dhe kalatat e Terminalit Perëndimor.
Më pas specialistët u shpjeguan nxënësve me terma të thjeshtë disa nga proceset e punës që kryhen në port. Së bashku ata bënë edhe foto-kujtimin nga vizita e parë në portin më të madh të vendit. Që nga fillimi i këtij viti në portin e Durrësit kanë ardhur për vizita në grupe nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, si dhe studentë nga universitetet e Durrësit, Tiranës dhe Prishtinës