Nxënësit fotografë të Liceut Artistik vizitojnë Terminalin Perëndimor

Një grup nxënësish të klasës së fotografisë nga Liceu Artistik “Jordan Misja” vizituan dje në mesditë kalatat e Terminalit Perëndimor.

Të shoqëruar nga mësuesit, si dhe punonjësit e Sektorit të Promocionit në APD, si dhe të FSPD, nxënësit nga kryeqyteti vizituan edhe një nga mjetet lundruese apdrkiator të ankoruar në kalatën 3.

Kjo nuk është vizita e parë e këtij lloji në portin e Durrësit.

Disa ditë më parë një grup nxënësish nga shkollat 9‐vjecare të Fushë Krujës vizituan nën kujdesin e personelit të APD mjediset e portit më të madh të vendit, ndërsa nuk kanë munguar vizitat e nxënësve dhe studentëve nga Durrësi, si dhe të atyre nga qytete të ndryshme të Kosovës.