Dy kamjonë me 34 ton ushqime për begtorinë dhe një sasi e vogël ndihmash ushqimore janë nisur sot paradite nga porti i Durrësit drejt zonave të përmbytura në jug të vendit. Punonjësit e subjekteve që operojnë në territorin portual nën koordinimin e Komisionit të ngritur pranë drejtorisë së APD kanë grumbulluar një sasi të konsiderueshme të ardhurash monetare me të cilat janë blerë ndihmat prej 34 ton ushqime për blegtorinë në zonat që u përmbytën para tre javësh në jug të vendit.
Më poshtë lista me 10 firma, kompani dhe agjenci që operojnë në territorin portual, punonjësit e të cilave kanë kontribuar në mbështetje dhe solidaritet me familjet në zonat e përmbytura:
Para nisjes së
dy kamjonëve drejt Fierit, duke folur në emër të operatorëve portualë, drejtori
i përgjithshëm i DCT, Mesut Yanar, tha se kompania që ai drejton e ka parë
gjithnjë veten të përfshirë në nismat me karakter social që janë ndërmarrë në
Durrës. Nuk mund të qëndronim indiferentë në këto çaste të vështira për banorët
e zonave të dëmtuara nga përmbytjet-tha ai.
Drejtori i drejtorisë së mjedisit pranë APD, Shaziman Hoxha, duke iu përgjigjur interesimit të mediave tha se dy javë më parë APD akordoi një fond prej 15 milion lek në mbështetje të zonave të përmbytura.
Nismës së ndërmarrë, punonjësit e APD iu përgjigjën duke mbledhur ndihma monetare, me të cilat u dërguan drejt jugut 300 pako me më shumë se 3 ton ushqime, ndërsa sot 10 firmave portuale iu bashkua edhe kompania Balkan Trans, e cila vuri në dispozicion dy kamjonë që po dërgojnë drejt Fierit 34 ton ushqime për blegtorinë.
Komisioni i ngritur pranë portit ka kordinuar të gjitha veprimet me Shtabin kombëtar të emergjencës për zonat e përmbytura.