Paradite dy tragete, sollën 2924 udhëtarë me 723 autovetura gjithsej

Sot paradite në portin e Durrësit janë ankoruar dy tragete me 2924 udhëtarë dhe 723 autovetura në bord.

Sipas burimeve të Dispeçerisë portuale, trageti “Rigel I” është ankoruar sot në ora 7.20 dhe prej tij kanë zbritur 1080 udhëtarë, mes të cilëve edhe 55 fëmijë dhe 14 foshnja. Përveç 244 autoveturave trageti ka transportuar edhe 2 autobuzë, 1 minibuz, 4 kamjonë dhe 1 apdrkio. Vetëm një orë më vonë në terminalin e trageteve ka mbërritur edhe “Rhapsody” me 1733 udhëtarë, nga të cilët 93 fëmijë dhe 14 foshnje.

Nga të dhënat e sakta të Dispeçerisë, mësohet gjithashtu se bashkë me 469 autoveturat nga trageti kanë zbritur edhe 2 autobuzë, 2 minibuzë dhe 6 kamionë. Përpunimi i tyre është kryer në një kohë shumë të shkurtër.