Përfaqësues të WBIF, Komisioni Europian dhe BERZH, vizitë në Portin e Durrësit

Përfaqësues të Strukturës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor ( WBIF), Komisionit Europian dhe BERZH, kanë zhvilluar një vizitë në Portin e Durrësit, paraditen e së premtes.

Vizita vjen në kuadër të takimit të radhes së WBIF që u zhvillua këtë javë në Tiranë. Të pranishmit u pritën nga kreu i Autoritetit Portual Durrës, z. Agron Tare dhe stafi i APD-së.

Ndalesa e parë e tyre ishte Terminali Perëndimor dhe më pas në Terminalin e Trageteve (AFTO).

Një vit më parë WBIF aprovoi një grant prej 28 milion euro, me qëllim rikonstruksionin e Kalatave 1 & 2, në Terminalin Perëndimor.

Ky investim pritet që të mundësojë rritjen e kapaciteteve përpunuese të anijeve, rritjen e thellësisë së projektuar, me qëllim ankorimin e anijeve me tonazh të madh si dhe të të rrisë qendrueshmërinë e kalatave për tonazhet e larta.