Një ekip specialistësh të sigurisë në porte, përfaqësues të Rojes Bregdetare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vizituan sot paradite portin më të madh të vendit, lidhur me problematikat dhe masat që po zbatohen për sigurinë dhe parandalimin e incidenteve në territorin portual. Për disa orë radhazi ata vëzhguan nga afër pikat e hyrje-daljeve në port.
Pas inspektimit ata u takuan edhe me Drejtorin e përgjithshëm Ekzekutiv, z. Aleksandër Lipivani.
Gjatë takimit në zyrën e drejtorit të përgjithshëm, ata u njohën edhe me masat e marra në kuadër të Planit të sigurisë portuale.
Përfaqësuesit amerikanë të Rojes Bregdetare u shprehën të kënaqur për impaktin pozitiv të sigurisë në portin e Durrësit, duke sugjeruar që të vazhdohet në të njejtën rrugë.
Forcat e Sigurisë portuale të Durrësit FSPD bashkëpunojnë ngushtë me misionin ICITAP, ndërsa në mënyrë periodike bëhen takime me përfaqësuesit e Rojes Bregdetare të SHBA.
Në dhjetor të vitit të kaluar në portin e Durrësit zhvilloi një vizitë për të njejtat problematika edhe Ndihmës Sekretari për Cështjet Ndërkombëtare të SHBA, Alan Bersi.