Pesë anije me 11.500 ton mallra po përpunohen të djelën në kalata

Në kalatat e portit të Durrësit ditën e djelë vazhdojnë procesin e përpunimit 5 anije me rreth 11.500 ton mallra dhe 381 kontejnerë gjithsej.

Sipas të dhënave të Qendrës së Informacionit, në kalatat 1, 5, 6 dhe 11 po shkarkohen anije me 2-3 mijë ton mallra secila si çimento, xhama, skrap dhe kontejnerë.

Mësohet gjithashtu se në kalatën 2 po ngarkohen 3 mijë ton zink.

Nga Qendra e Informacionit mësohet gjithashtu se në radën portuale presin radhën e përpunimit dy anije që do të shkarkojnë gjithej mbi 5 mijë ton bërsi soje dhe skrap, ndërsa pritet të mbërrijnë edhe dy anije të tjera përkatësisht me 15 mijë ton qymyr dhe mbi 4200 ton llamarinë.